Jusuf Dobra (JusaBond)
 
HomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 Facebook ka 140 milionë shfrytëzues!

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
Admin
Admin


Posts : 36
Join date : 2009-09-15

PostSubject: Facebook ka 140 milionë shfrytëzues!   Sun Oct 04, 2009 7:51 am

Facebook ka 140 milionë shfrytëzues
Rrjeti shoqëror online Facebook sërish po thyen të gjitha rekordet. Lajmi më i ri nga tabori i tij pohon se ka thyer kufirin prej 140 milionë shfrytëzuesve në mbarë botën.

Edhe statistikat tjera që lidhen më këtë rrjet të popullarizuar shoqëror janë bukur mbresëlënëse. Për shembull, çdo ditë në Facebook regjistrohen 600.000 shfrytëzues; shfrytëzuesi mesatar i këtij rrjeti shoqëror ka rreth 100 miq; në tërësi shfrytëzuesit çdo ditë në Facebook kalojnë rreth 2.6 miliardë minuta; çdo muaj shfrytëzuesit ngarkojnë rreth 700 milionë fotografi dhe rreth katër milionë video materiale.

Në të njëjtën kohë, edhe pse në fillim është paraqitur në tokën amerikane, dhe themeluesi i tij, Mark Zuckerberg, shërbimin e kishte përgatitur që nëpërmes tij të mund të lidhen studentët me universitetet e tyre, aktualisht rreth 70 për qind e shfrytëzuesve të tij vijnë prej jashtë kufijve të SHBA-ve.

Sido që të jetë, sipas shifra aktuale, Facebook do të thyej kufirin prej 200 milionë shfrytëzuesve qysh në muajin mars të vitit të ardhshëm.




Facebook shënon ditëlindjen e pestë
Këto ditë rrjeti më i popullarizuar shoqëror online Facebook shënon ditëlindjen e pestë të punës.

Versioni i parë i cili atëkohë ka bartur emrin "TheFacebook" është zhvilluar në fillim të muajit shkurt në universitetin Harward nga Mark Zuckerberg dhe miqtë e tij të cilët kanë dashur të kanë një mjet të thjeshtë për komunikim nëpërmes internetit.

Fillimisht Facebook ka qenë i kufizuar vetëm në studentët e Harwardit, mirëpo shpejt është hapur edhe për studentët e universiteteve amerikane, e më vonë edhe gjithë të tjerëve.

Pas hapjes së plotë të Facebook popullariteti i shërbimit është rritur në mënyrë marramendëse sa që tani ka 150 milionë përdorues në mbarë botën, derisa vlera e kompanisë vlerësohet në rreth 5 miliardë dollarë amerikanë.


Krijuesi i FaceBook Mark Zuckerberg ëndërron të bëhet bankier

Edhe pse mban veshje Adidas dhe kapuc te viteve 80-te, ish-studenti i Harvardit, Mark Zuckerberg, tani enderron te behet "bankier" ne internet.

Forca e tij eshte e madhe, duke qene se ka 175 milione kliente ne te gjithe boten.Nese jeni regjistruar ne Facebook, mes klienteve te Mark do te jeni edhe ju. Edhe pse projekti eshte shume ambicioz, nuk eshte pa rrisqe.

Keshtu pasi 5 vjet pas lindjes ne dhomat e kolegjit te Bostonit, Facebook po tenton te behet i rritur dhe te arrije ta "perballoje" jeten vetem.

Po si? Duke u bere nje banke. Jo ne kuptimin tradicional, po te pakten pjeserisht kerkon te munde monedhen, te paraguaje per te marre nje kredit dhe te kryeje mikrotransaksione. Nuk ka fare te beje me monedhat false.

Projekti eshte ende ne studio dhe tashme eshte konfimuar edhe nga zyrtare te tjere te Facebook.

Nese ia del, atehere Facebook jo vetem do te zgjidhe problemet me pagesat e vogla, por do te arrije te integroje nje platforme te publicitetit online me e-komercialitetin.

Ka ende dy probleme per te zgjidhur:

1. Komisionet e kartave te kreditit, qe per momentin bashke me friken per vjedhje te kodeve sekrete nga ana e organizatave kriminale online, frenojne mikro-blerjet.

2. Kush paguan taksat? Eshte nje rast tashme i hasur ne e-Bay.



Ishte me mire kur ishte qe vetem student universiteti mund te regjistroheshin.

Facebook ska as nje lidhje me myspace apo faqe te tjera si myspace. Tani varet dhe si e perdor secili. Personalisht mbaj vetem njerez qe njof atje. Sidomos per njerez si un qe kam jetuar ne disa shtete eshte menyre perfekte te gjej dhe te kem atje shoqerin e vjeter. Gjithasthu dhe shoqerin ne shkolle tani, pjestar familje etc.

Vitin e pare qe fillova univ. nje nga mesuset na vuri si detyre shpie te hapnim facebook nese nuk kishim nje lol. Neper universitete ktu eshte bere dicka e domosdoshme.


By:JusaBond

Back to top Go down
View user profile http://vushtrria.4rumer.com
 
Facebook ka 140 milionë shfrytëzues!
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Does anybody play Mafia Wars on Facebook?
» Mai Multiverse Facebook Group!!!
» 5 bite diet on facebook!
» George Clooney gives his opinion on twitter and facebook, says "anyone who is famous is a moron if they’re on Twitter"
» how to change facebook password ?

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Vushtrria Forum :: Informatikë dhe internet-
Jump to: