Jusuf Dobra (JusaBond)
 
HomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 Dashuria per nenen

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
arnok



Posts : 19
Join date : 2009-09-23

PostSubject: Dashuria per nenen   Wed Sep 23, 2009 3:39 pm

Tregimi qe vijon është një tregim i shkurtër, mirëpo shume tërheqës dhe kuptimplotë. Mbetem me shpresë se do t'u pëlqej shumë...
Pas 21 vitesh martese, hasa ne një dashuri te çiltër.Para disa kohesh, fillova te kaloj kohen me një grua te ve qysh prej 19vite. Gruaja ime ma parapriu me fjalët e saja, duke thënë:
E di shume mire se sa e doni atë...
Gruaja për te cilën me këshillonte shoqja ime te kaloj çaste me te,ishte Nëna ime, e cila kishte mbetur e vejë qysh para 19 viteve. Punët dhe obligimet e shumta si dhe 3 fëmijët kishin bërë qe nenën time ta vizitoj shume rralle. Nje ditë prej ditesh, gjeta kohën qe ta ftoj nënën time per darkë. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte bërë vonë dhe Nena u be merak kur ma degjoi zerin, nuk e kishte zakon qe te flas me dikend ne kohe te vona,dhe me pyeti:
Si je biri im?
Mire jam nene- iu pergjigja. Te telefonova nga koshienca per te kaluar disa çaste me ty.
Me pyeti: Vetem ne te dy? U mendua pak dhe me tha: Me pelqen propozimi yt...
Diten e enjte, pasi mbarova orarin e punës, u nisa per ne shtepine ku banonte nena ime. Ndihesha paksa i shqetësuar...Kur arrita ne shtëpinë e nënës, vërejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur tedera e shtëpisë. Ishte veshur bukur dhe mu duk se kishte veshur fustanin e fundit qe ia kishte blerë babai im pak para se te vdiste.
Duke buzëqeshur si nje engjëll me tha: Biri im, te gjithëve iu kam thënë se sonte do te dalë me djalin tim, dhe qe te gjithe jane gezuar, andaj te gjithe me padurim presin kthimin tim per t'ua sqaruar hollesite e ketij takimi.
Shkuam ne nje restaurant jo te zakonshem, mirëpo i bukur dhe i qete,nena u mbeshtet ne krahun tim dhe dukej sikur te ishte nje zonje. Pasi u ulem, fillova ta lexoj listen e gjellerave, edhe pse nena nuk ishte ne gjendje te lexonte perveq shkronjave te medha. Gjersa po lexoja listen e ushqimeve, nena me shiqonte me nje buzëqeshje te gjere, me dy buzet e sajate çara, me ndërhyri, duke thene:
"Kur ishe i vogel, une isha ajo qe lexoja per ju".
Ndersa tani ka ardhur koha te ta kthej kete borxh dhe ja une po lexoj sot per ty. Çlodhu dhe pusho nena ime - i thashe
Gjate tere mbrëmjes biseduam dhe nuk kishte asgjë te rendomte, me përjashtim te nostalgjive dhe perditshmerise sone. Qëndruam aq shume sa qe koha ishte bere shume vone. Pasi qe u kthyem dhe arritem te dera e shtepise, me tha Nena:
Kam deshire qe te dalim se bashku perseri, mirëpo me kusht qe une te paguaj?
Ia putha doren dhe i thashe lamtumire. Pas disa ditesh, me erdhi lajmi se Nena kishte nderruar jete. Kishte vdekur nga sulmi ne zemër. E tere kjo ndodhi per nje kohe shume te shkurter qe une asgje nuk munda te bej per te. Kaluan ca dite dhe nga posta me arriti nje leter e derguar nga restauranti, ne te cilin kishim darkuar une dhe nena ime. Ne te kishin qene disa fjali te shkruara nga dora e Nenes sime: "Kam paguar faturen para kohe, duke e ditur se nuk do te kem rastin te takohem me ty perseri. Me rendesi eshte se bera pagesen per dy persona, per ju dhe gruan e juaj. Juassesi nuk mund ta pershkruani vleren e asaj nate, ne te cilen darkuam se bashku. Te dua shume biri im".
Ne kete moment, arrita te kuptoj domethënien e fjales "Dashuri" apo "Te Dua". Nuk mund ta kuptosh domethenien madheshtore te kesaj fjale derisa nga dashuria juaj te mos vjele miresi dhe bukuri edhe pala tjeter ashtu siq beri nena ime. Asgje nuk ka vlere me shume sesa Prinderit, e ne veçanti Nena.
Dhuroja kohen te cilen ata e meritojne...Duhet ditur se ky eshte obligim i Allahut dhe i Prinderve, prandaj keto gjera nuk shtyhen. Me kete rast, me ra ndermend tregimi kur qe pyetur Abdull-llah Bin Umeri:
"Nena ime eshte e moshuar, nuk mund te levize fare, dhe me duhet ta bart ne çdo vend, madje edhe kur ta kryen nevojen...Nganjehere nuk ka fuqi qe ta permbanë veten keshtuqë, kryen nevojen duke qene ne duart apo shpinen time...Amendon se une e kam kryer obligimin ndaj saj?
Ibni Omeri u pergjegj:
A e ke harruar femijerine tende kur edhe ju vepronit keshtu me nene tuaj?! Ju po i sherbeni duke shpresuar vdekjen e saj, ndersa ajo iu sherbente juve, me gjithe mundimet dhe lodhjet qe kishte, dhe prape shpresonte jeten dhe lumturine tuaj".
Vertet dallim i madh ne mes ketyre dy qendrimeve...Shpresojme se porosia dhe mesazhi i kesaj ngjarjeje do t'iu arrij edhe atyre te cilet ende i kane prinderit gjalle!!!
Back to top Go down
View user profile
 
Dashuria per nenen
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Vushtrria Forum :: Argëtime-
Jump to: