Jusuf Dobra (JusaBond)
 
HomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 Nje gote qumesht

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
arnok



Posts : 19
Join date : 2009-09-23

PostSubject: Nje gote qumesht   Wed Sep 23, 2009 2:59 pm

Nje dite nje djalosh i varfer qe shiste gjesende dere me dere per te paguar shkollimin e tij, pa se nuk kishte te holla e ishte shume i uritur . Vendosi qe te kerkonte diqka per te ngrene ne shtepine e rradhes ku trokiti per te shitur diqka. Megjithate ai humbi fuqine dhe kur ne dere u lajmerua nje zonje. Ai ne vend te ushqimit kerkoi nje gote uje. Asaj ia mori mendja se ai mund te jete shume i uritur dhe i solli nje gote te madhe me qumesht.
Djaloshi e piu qumeshtin ngadale dhe e pyeti :
" Sa ju kam borxh?"
" Nuk me ke borxh asgje!" ia ktheu ajo " nena na ka mesuar qe kur te bejme nje te mire te mos marrim para."
Ai ia ktheu:
" Atehere te falenderoj nga zemra".
Kur Howard Kelli u largua nga ajo shtepi jo vetem qe u ndie me i fuqishem fizikisht por besimi i tij ne Zot dhe ne njeri ishte edhe me i fuqishem. Deri ne ate moment ai qe ne gjendje te hiqte dore nga gjithcka.
Kaluan shume vjet dhe gruaja qe i kishte dhene qumeshit Howardit u semur rende. Mjeket lokal nuk kishin shprese se do te shpetonte, dhe me ne fund e derguan ne qytetin e madh ku u mbodhen shume specialiste qe te studiojne semundjen e saj te rralle. Per konsultime ishte thirrurr Dr. Howard Kelly. Kur ai degjoi emrin e qytetit se nga ishte ajo grua nje shkelqim i cuditshem shkelqeu syte e tij. Pernjehere u ngrit dhe duke vrapuar shkoi ne dhomen ku ishte e shtrire e semura. I veshur me mantelin e tij te bardhe hyri ta vizitoje ate. E njohu sapo e pa. U kthye ne dhomen e konsultimeve i vendosur qe te beje gjithcka qe ta shpetonte jeten e saj. Qe nga ajo dite u dha vetem pas atij rasti.
Pas peripecive te gjata, beteja u fitua. DR. Kelly kerkoi nga zyra e finansave qe t'i dergojne atij faturen per aprovim.Ai e shikoi njehere, e pastaj shkroi dicka ne fund te fatures dhe iu tha qe t'ia dergojne ne dhome pacientes Ajo kishte frike ta hapte sepse e dinte se do t'i duhej qe gjate tere jetes se saj te paguante per ate fature. Me ne fund e hapi, dhe dicka e terhoqi vemendjen e saj ne fund te fatures. Ajo lexoi keta rreshta:
"E paguar me nje gote qumesht"
(E nenshkruar) Dr. Howard Kelly.

Lotet e kenaqesise mbushen syte e saj dhe me gjithe zemer u lut:"Te falemnderit Perendi, qe dashuria jote eshte e shperndare permes duarve dhe zemrave te njerezve"
Back to top Go down
View user profile
 
Nje gote qumesht
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Vushtrria Forum :: Argëtime-
Jump to: